Kush e ka radhën pas Iranit? Presidenti Trump zbulon ARMIKUN që do të godasë: Iranin e kemi fshirë nga harta

Presidenti amerikan Donald Trump ka deklaruar ditën e sotme se nëse Ngushtica e Hormuzit nuk do të hapet plotësisht pa kërcënime, atëherë Uashingtoni do të godiste objektet energjetike iraniane.

Në një postim në platformën “X” ai shkruan se Irani tashmë ka vdekur dhe se tani duhet të përballet me armikun e radhës. Armiku, sipas Trump, është e majta radikale, të cilën ai shpesh e bën përgjegjëse për problemet me të cilat përballet Amerika.

Tani me vdekjen e Iranit, armiku më i madh i Amerikës është e Majta Radikale, Partia Demokratike jashtëzakonisht e paaftë!” shkruan ai, duke falënderuar për vëmendjen tonë.-shkruaqn Trump.

Më herët Trump ka deklaruar se Shtetet e Bashkuara e kanë fshirë nga harta Iranin, lidershipi i tyre është zhdukur dhe forcat e tyre ajrore dhe detare janë shkatërruar.

“Shtetet e Bashkuara e kanë fshirë Iranin nga harta, megjithatë analisti i tyre i lehtë, David Sanger, thotë se unë nuk i kam arritur qëllimet e mia. I kam arritur ato, dhe javë përpara afatit! Lidershipi i tyre është zhdukur, forcat e tyre detare dhe ajrore janë shkatërruar, ata nuk kanë absolutisht asnjë mbrojtje dhe duan të bëjnë një marrëveshje. Unë nuk e dua! Ne jemi javë përpara afatit. Ashtu si në mbulimin e tyre të paaftë zgjedhor për mua, New York Times i dështuar është gjithmonë gabim! Presidenti DJT.”-tha ai.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT