Bllokohen mbi 20 ton mbetje, po transportoheshin në Shqipëri

21 ton mbetje janë bllokuar në portin detar të Barit. Mësohet se këto mbetje kishin si destinacion Shqipërinë. Arsye e bllokimit është se nuk kishin leje për kalimin ndërkufitar të këtyre mbetjeve.

Masa e sekuestrimit u mor pas operacionit nga kontrollorët për mbrojtjen ekologjike dhe të mjedisit. Mediet italiane raportojnë se mbetjet ishin paketuar në 56 thasë dhe ishin ngarkuar mbi një kamion.

Një lajm i tillë vjen në një kohë kur KQZ ka shtyrë mbajtjen e referendumit për lejimin e importit të plehrave.

  –^^^  Beji “Like” faqes ne facebook “Zgjohu Shqiptar !!!”
             Me pas kliko ketu per ta shperndare ne profilin tuaj.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT