E trishtë! Ndahet nga jeta ushtari i UÇK-së, Dilaver Rushiti, humbi këmbën në luftën për çlirimin e Kosovës

Një lajm i kobshëm ka mbërritur së fundmi pasi është ndarë nga jeta një ushtar i UÇK-së, Dilaver Rushiti.

Lajmi i trishtë është konfirmuar nga familjarët dhe miqtë e Rushitit, të cilët përmes disa postimeve në rrjet kanë bërë publike ndarjen nga jeta të ushtarit të UÇK-së.

Dilaver Rushiti nga fshati Çerkez i Kumanovës, ishte pjesëmarrës në luftë dhe njihej si një luftëtar i përkushtuar, i cili dha kontribut të rëndësishëm në përpjekjet për liri. Ai jetoi për vite me radhë si invalid i luftës, për shkak të dëmtimeve të marra në luftë, pasin humbi njërën këmbë.

Rushiti do të mbahet mend si një njeri me vlera dhe një ndër kontribuesit më të mëdhenj në çlirimin e Kosovës.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT