Ujësjellësi vijon me punimet për të shmangur problemet, Braçe denoncon me VIDEO: Po rrëzohet tarraca e pallatit, qytetari i Sheshit Willson shpërdoron ujin natë e ditë

Deputeti socialist Erion Braçe përmes një videoje të publikuar në Facebook-un e tij ka denoncuar një qytetar në Tiranë i cili ka kohë që shpërdoron ujin.

Referuar postimit, mësohet se një qytetar në zonën e sheshit Willson të ketë lënë ujin gjatë gjithë kohës hapur, ndërsa ujësjellësi ndodhet në terren duke vijuar me punimet që të shmangen probleme me furnizimin me uji.

Në lidhje me këtë situatë, deputeti i bën thirrje ujësjellësit të Tiranës që të verifikojë e të pikasë se sa është fatura e ujit që paguan qytetari në muaj.

Ndërsa bëhet me dije se situata e qytetarit të cilin ai e ka denoncuar publikisht vijon prej kohësh.

Ndonëse në zonën e sipërpërmendur po vijojnë punimet që qytetarët të mos kenë probleme me furnizimin me ujë të pijshëm, ka dhe nga ato raste kur qytetarët abuzojnë.

Postimi i Erion Braçes: 

Back to top button
LAJMET E FUNDIT