“Nuk vlen për hetimet”, u PARALAJMËRUA nga avokati i Agasit, SPAK i kthen pronarit makinën me të cilën u rrëmbye Gerond Meçe

Prokuroria e Posaçme Antikorrupsion së fundmi mësohet se i ka kthyer pronarit makinën me të cilën u rrëmbye biznesmeni Gerond Meçe, pasi mjeti nuk vlen në hetimet e bëra.

Bëhet fjal për makinën me targa “AC 121 JJ” që u sekuestrua po me urdhër të SPAK. Ndërsa së fundmi thuhet se mjeti i është rikthyer sërish pronarit të tij, Endrit Merkaj.

Nga hetimet e kryera është konkluduar se mjeti në fjalë nuk rezulton me të dhëna në interes të hetimit të kryer në sajë të rrëmbimit të Gerond Meçes.

Kujtojmë se dhe avokati Maks Haxhia në një proncim të bërë për “Top Storyn” më 18 shkurt të 2026 ka theksuar se hetimet ndaj makinës në fjalë nuk vlejnë për zbardhjen e plotë të ngjarjes.

Në një intervistë në emisionin Top Story, avokati Maks Haxhia deklaroi se informacionet e rrjedhura në publik nga gjykata, ku pretendohej se Agasi kishte urdhëruar një rrëmbim, nuk qëndrojnë. Sipas tij, vetë SPAK ka pranuar se pretendimet fillestare nuk u provuan, ndërsa hetimet nxorën në pah se automjeti dhe personat e përfshirë në video nuk kishin lidhje me klientin e tij.

Avokati Haxhia ka shtuar gjithashtu se nuk ka prova për episodin e pretenduar të pengmarrjes dhe se Agasi nuk e njeh personin në fjalë, duke iu referuar këtu Gerond Meçes, i cili u mor peng dhe u kërcënua që të hiqte dorë nga ankimimet për tenderat.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT