FBI bastis burgun famëkeq në Greqi, kontrollohet imtësisht qelia e Alket Rizait dhe e “Sandrit”, gjenden celularë, drogë e thika (DETAJE)

Oficerët e Drejtorisë për Luftimin e Krimit të Organizuarn kanë bastisur burgun “Domokos” ku pak ditë më parë u eliminua dhe 43-vjeçari grek i dënuar me burgim të përjetshëm.
Media vendase shkruan se gjatë kontrolleve të ushtruara nëpër qeli janë gjetur celulare, karikuse dhe thika në dhomën ku qëndronte shqiptari Alket Rizai dhe krimineli famëkeq i njihur me nofkën “Sandri”.
Ndërsa mësohet se kontrollet në burg do të vijojnë derisa të ndalohet tërësisht futja e armëve, thikave, celularëve si dhe e drogës.
Itenerari i vrasjes së të dënuarit brenda burgut:
Pasditen e së dielës, në orën 18:49, më 15 shkurt, një kamera sigurie filmon autorin e dyshuar të krimit duke mbërritur në qelinë e 43-vjeçarit . Pas një minuti të dy burrat drejtohen drejt daljes së krahut, pa patur tensione mes tyre. Në orën 18:52 ata shfaqen në zonën e nën-burgut , ku takojnë një të burgosur tjetër dhe gardianin. Në 18:56 ata lëvizin drejt ish-burgut, ku ndodh dhe krimi që tronditi vendin. Pak para orës 19:00 , dy oficerë shfaqen duke lëvizur me nxitim në korridor, mendohet disa sekonda pas ekzekutimit.
Nga dëshmitë e deritanishme thuhet se kohët e fundit ka pasur përplasje të shpeshta midis drejtorit të akuzuar dhe viktimës. Pyetja që vijon të mbetet pa përgjigje është: Kush e organizoi takimin në ish-burg?
Drejtori nga ana e tij ka pretenduar se të burgosurit kërkuan takim. Nga ana tjetër një dëshmitar dëshmon se i dëgjoi të burgosurit të thonin se ai e sugjeroi atë. Oficerët e burgut dhe të burgosurit që i njihnin personat e përfshirë kanë dëshmuar tashmë për rastin .
Gjithashtu mësohet se deri më tani, oficerët e burgut dhe të burgosurit kanë dëshmuar mbi ngjarjen.
Ndërsa drejtori ka dhënë dy versione të tij në lidhje me ngjarjen. Në dëshminë e parë, ai deklaroi se e ka parë autorin duke qëlluar dy herë.
Në të dytën, ai e mohoi këtë, duke mbajtur, megjithatë, qëndrimin se krimi ndodhi para syve të tij.
Megjithatë, Departamenti i Policisë së Lamias dhe Drejtoria e Masave Kundër Krimit të Organizuar po presin ndihmën e Departamentit të Hetimeve Penale për të kuptuar se çfarë ndodhi saktësisht brenda ish-burgut kryesor të burgut të Domokos, ku 43-vjeçari i dënuar me burgim të përjetshëm u vra me dy plumba në kokë.
Deri më tani në lidhje me këtë ngjarje janë vënë në pranga dy persona: një i dënuar bullgar dhe roje kryesor. Të dy të pandehurit nuk i bindin autoritetet gjyqësore me skenarin që paraqitën, përkatësisht se viktima i sulmoi ata me qëllim vrasjen e oficerit të burgut.
Autoritetet kanë marrë një mostër nga duart e dy të arrestuarve për gjurmë baruti, si dhe nga Alket Rizai, pavarësisht faktit se bullgari dhe shefi i rojes mohojnë praninë e këtij të fundit në vendngjarje.
Por, disa dëshmitarë janë shprehur se Rizai ka qenë i pranishëm në vendgjarje, për rrjedhojë dhe ndaj tij është marrë një mostër.