VIDEO/ Makina e atentatorëve e bërë “shkrumb e hi”, pamjet nga vendngjarja, policia “blindon” fshatin Halil

Policia ka blinduar fshatin Halil pasi në zonë u gjet një automjet i djegur, i dyshuar i autorëve të vrasjes së Gilmando Danit pranë rrethrrotullimit të Aeroportit të Rinasit. Siç shihet në pamjet e siguruara automjeti i autorëve është bërë shkrumb e hi ndërsa forca të shumta policie shihen në zonë.

Gilmando Dani ra pre e një atentati pasditen e kësaj të marte sapo u kthye nga Barcelona ndërsa mjeti tip Benz S Class drejtohej nga shoku i tij, Muçi Shaljani.

Dani ndërroi jetë në vendngjarje ndërsa Shaljani gjendet në Spitalin e Traumës ku po lufton për jetën për shkak të plagëve të marra në trup. Shaljani ishte shoferi i automjetit tip “Benz” ku u qëllua me breshëri armësh dhe për pasojë humbi jetën Gilmando Dani.

Ndërkaq, burime jozyrtare kanë bërë me dije se Muçi Shaljani është punonjës i AMP-së dhe prej 3 muajsh punon pranë këtij institucioni. Siç ka bërë me dije dhe Neësbomb më herët, ai është edhe pronar i një hoteli në kryeqytet.

Ndërsa sot, kishte mbërritur në aeroportin “Nënë Tereza” ku po priste Gilmando Danin pas udhëtimit të këtij të fundit nga Barcelona.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT