VIDEO/ Precipiton situata në Vlorë, tifozët e Flamurtarit përleshen me policinë, godasin me sende të forta

Ndeshja mes Flamurtarit dhe Elbasanit ka përfunduar me përleshje të tifozëve me policinë.
Situata ka precipituar që në ambientet e brendshme të stadiumit teksa tifozët e Elbasanit kanë thyer stolat dhe i kanë hedhur në anën e tifozëve të Flamurtarit.
Stadiumi është rrethuar nga forca të shumta policie, por pas humbjes, tifozët e Flamurtarit kanë krijuar kaos në qytet ndërsa nuk janë stepur as nga prezenca e policisë në zonë.