Suksesi shqiptar në mjekësi, dr. Diamant Lulaj realizon ndërhyrjen e rrallë koronare i ndjekur live nga bota

Kardiologu dr. Diamant Lulaj, ka realizuar një ndër ndërhyrjet kardiake koronare më të vështira në Tiranë, në bashkëpunim me kardiologun italian prof. Alfredo R. Galassi.

Ndërhyrja u krye drejtpërdrejt përpara qindra specialistëve ndërkombëtarë, gjatë kongresit prestigjioz CTO ESSENTIALS 2025, duke dëshmuar nivelin e lartë të profesionalizmit dhe përkushtimit të mjekëve shqiptarë, të cilët po nderojnë gjithnjë e më shumë vendin në arenën ndërkombëtare të mjekësisë.

Në një reagim në rrjetet sociale, dr. Lulaj shprehet: “Kënaqësi të realizoj, para qindra kolegëve nga e gjithë bota, një ndërhyrje koronare shumë të vështirë, së bashku me masterin italian Prof. Galassi, në transmetim live në kongresin ndërkombëtar CTO ESSENTIALS 2025!”

Lulaj vlerësohet si një nga profesionistët me të mirë të kardiologjisë shqiptare, me kontributin e tij të vazhdueshëm.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT