“U arrestuan 275 vetë nga të cilët 191 bashkiakë, zyrtarë, ndërtues”

Nga Hajro Limaj

 

Ne 17 Gusht 1999, kur ra termeti ne Izmir unë isha atashe ushtarak i Shqiperisë në Turqi.

Edhe ne Ankara pati tronditje jo te vogla, sa te gjithe dolem jashte nga shtepite.

Fatkeqesia ishte shume e rëndë.

Tërmeti me magnitude 7.6 balle që zgjati për 45 sekonda, rrafshoi pjesë të tëra të qytetit të Izmirit.

Bilanci ishte tragjik: mbi 18.000 të vdekur, 50 mijë të plagosur e 300.000 të pastrehë.

Ekspertiza urgjente vertetoi se sa shumë ndërtesa ishin ndërtuar ne kundershim me ligjet e urbanistikes. Krahas kesaj laboratoret vertetuan se ishin perdorur materiale ndertimi jo cilesore.

Vetëm pas daljes së kësaj ekspertize kryeministri , Bulent Exhevit, politikani qe nuk ishte akuzuar asnjehere per korrupsion dhe ishte me i respektuari per keto virtyte shkoi me te shoqen ne Izmir.

Pasi pa nga afer ate gjëmë me qetesine e moshes u tha gazetarëve:

“Prokuroria me njoftoi se ka filluar arrestimet ndaj fajtoreve qe na sollen kete tragjedi”.

U arrestuan 275 veta nga te cilet 191 qeveritare, kryetarë bashkish, zyrtare, ndertues, urbanistë etj; fajtoret e sizmikes, te lejimit te ndertimeve ne zona te pa pershtateshme, te projektimeve te gabuara, te ndryshimit te projektit, te kateve shtese nga projekti miratuar, të materialve te ndertimit jo cilesore, etj.

Ata u denuan nga 15-20 vite burg dhe 100 te tjere nga kompanite e sigurimeve apo agjensi te tjera me nga 10 vjet burg.

As hetimet dhe as gjykimet nuk u zvarritën.

Filluan menjëherë dhe fajtoret shkuan mbas hekurave.

Per ta nderkombtarizuar kete fatkqesi, me helikoterë ushtarake, te gjithë ne përfaqesuesit ushtarakë të akredituar ne Turqi shkuam për të parë në vend këtë tragjedi…

Me dhimbje populli shqiptar shikon humbjen e jetes se 51 qytetareve tane dhe shkaterrimin e ndertimeve ne Durres Shijak, Lezhe, në hapësira qe shtrihen deri në Tiranë.

Nga lekundjet e shumta pas termetit shumica e popullsise se Durresit dhe Tiranes jane larguar ne qytete te tjera.

Por cuditërisht prokuroria eshte ende ne gjume. Deri tani nuk ka filluar asnje procedim penal, asnjë!

E habitshme!

Nuk kanë asnjë dyshim mbi cilësinë e ndertimeve? Mbi ata që kanë mbyllur sytë për ndërtime pa leje ne zonat e kenetes, ndaj projektuesve dhe ndertuesve te pallateve qe u rrezuan, ndaj atyre qe kane ndryshuar projektin e miratuar dhe kane shtuar kate jashte kritereve, ata që ua kanë miratuar dhe toleruar këto shkelje. Asnjë?

Shqiptarët e dinë pse, por nuk kanë më fuqi të reagojnë. E dinë që oligarkët e ndërtimeve kane qene dhe janë bashkepuntore me kryeministrat, kryetaret e bashkive dhe institucionet e tjera qe paguhen nga populli.

Mania per t’u pasuruar pa drejtesisht sot po varros nje pjese te popullit, ndersa te tjerë i ka hedhur ne rruge.

Kjo fatkeqesi tregoi edhe dobësite e medha te Mbrojtjes dhe Sigurise Civile.

Qytetaret duan garancine e jeteses ne godinat e tyre, por inxhinierat e Bashkise venë me duar në xhepa, pa aparaturat NDT te cilat masin gjendjen e hekurit dhe betonit ne shtyllat kryesore te pallatit.

Nëse nuk lëviz askush asamblete dhe kryesite e pallateve të bejne urgjent akuzat ne prokurori ndaj te gjithe atyre qe u kane sjellë pasoja jetesore dhe pasurore.

Deklarimi i kryeministrit Rama per ndeshkimet mbi kete teme nuk duhet te pranohet kurre në kohen e ardhme.

Arrestimi dhe burgosja e te gjithe projektuesve, ndertuesve dhe krerëve te bashkive apo kryeministrave te cilet ne kundershtim me ligjet kane lejuar ndertimet ne zonat e rrezikshme apo kane dhene leje pallatesh të pastudjuar apo kanë lejuar shtesa katesh te tjera nuk mund dhe nuk duhet të vonojë.

Askush duhet t’i shpetojë denimit të merituar.

Dhe krahas denimeve fajtoreve duhet t’u sekuestrohen te gjitha pasurite e fituara nga keto veprimtari te kundraligjeshme me pasoja të tmerrshme.

Populli dhe Shqiperia ndihen sot të pushtuar. Pushtetarë e ploitikanë po sillen me kete popull më keq se pushtuesi i huaj.

Lideret e partive dhe kryeministrat me qeverite e tyre nuk ndryshojne as 1 % nga njeri tjetri.

Pa shkuar mbas hekurave mashtruesit vendi nuk do te kete qetesi dhe siguri reale por vetëm të rreme dhe të përkohshme.

 

*****

Autori mban gradën kolonel edhe  është ish-atashe ushtarak i Shqipërisë në Turqi. Aktualisht drejton një organizatë me emrin Instituti i Politikave te Sigurisë Kombëtare

Back to top button
LAJMET E FUNDIT