Deputeti ofendon Merkelin dhe Macronin. Kujtim Gjuzi zbulon teorinë konspirative të Covid 19 (VIDEO)

Deputeti i opozitës parlamentare, Kujtim Gjuzi, njëkohësisht edhe drejtues i Partisë Konservatore flet për disa teori konspirative se çfarë fshihet vërtet pas kësaj pandemie të Covid-19.
Sipas tij, një nga teoritë që ai e mendon si të vërtetë, është që “ky është grip i fortë stinor ndoshta edhe i stimuluar, por jo nga amerikanët, nga kinezët”.
Gjuzi nga ana tjetër, ka ofenduar Kancelaren Gjermane Angela Merkel dhe Presidentin e Francës Emanuel Macron. Bashkangjitur një kënge të Celentanos dhe Roberta, Gjuzi e quan Merkelin plakarue dhe Macronin të dashurin e plakave franceze.
Postimi i plotë:
Me muziken e pavdekeshme italiane pershendesim:
MERKEL PLAKARUQEN DHE TE DASHURIN E PLAKAVE FRANCEZE MAKRON QE LANE VETEM VELLEZERIT TANE E ROMES SE LASHTE.
ALCIHDE DE GASPERI + ROBERT SHUHMAN & CHONRAD ADENHAUER NA LANE EUROPEN BASHKE NE DUHET TA RUAJME
PO PO RAMA E BANI MA NE FUND NJE GJEST BAMIRES ME 30 MJEKET SHQIPTARE VULLNETARE POR MIQ MOS HARRONI
NE ITALI JANE SOT 300 MJEKE ME ORIGJINE SHQIPTARE QE REALIZOJNE PROGRAMET NE MJEKESINE ITALIANE
NE DUHET TI FALENDEROJME QEVERIA SHQIPTARE DUHET TI KETE NE SKEDAT E SAJ
Ja çfarë thotë deputeti Gjuzi në videon live në Facebook e tij.
“Grip stinor është thonë ca, të tjerë thonë lëvizje makro diplomatike ekonomike për të izoluar Kinën e cila erdhi pushtoi Evropën. Disa të tjerë thonë është për të ndaluar islamin radikal drejt Evropës.
Disa të tjerë thonë që Shkëlqesia e tij Donald Trump do jetë presidenti i SHBA për një mandat tjetër 4 vjeçar, e sigurt që do jetë se ka bërë ndërhyrje të mëdha sic ishte ajop kundër Kim Jongut,
A është grip?
Profesorët doktorët e Akademisë së Shkencave konservatore thonë që është grip stinor pak më i rëndë se të tjerët, disa të tjerë thonë që është lëvizje bakteriologjike ndërkombëtare ku kinezët do mbajnë një peshë të madhe në gjykatën e Hagës. Mund të jetë edhe si kryetar i partisë konservatore normalisht që unë e mendoj që mund të jetë kështu, ky është grip i fortë stinor ndoshta edhe i stimuluar por jo nga amerikanët, nga kinezët, ata janë qytetërim i vjetër por jo më të vjetër se sa anglosaksonët.