Penalizimet për të gjithë ata që dalin në rrugë duke thyer fashat e orareve

Kryeministri Edi Rama e bëri të qartë se nuk do të ketë tolerancë fare për ata persona të cilët kthehen në rrezik për të tjerë, duke mos respektuar fashat e orareve..
“Këta individë do ta paguajnë shtrenjtë dhe çdo thyerje e ligjit të luftës do të jetë barrë e rëndë se do t’u hiqet çdo ndihmë shtetërore, do t’u mohohet çdo lloj kompensimi, çdo ndihmë financiare për një vit nëse nuk kanë punë dhe duan t’i prishin punë te tjerëve, do t’u hiqet bursa e studenteve dhe rimbursimi i ilaçeve.
Edhe pensionistët do te ndëshkohen, qe për tu ulur në diell rrezikojnë veten e te tjerët, do të penalizoihen, të gjithë ata tradhtarë luftë dhe do të trajtohen me zero tolerancë”- tha Rama në komunikimin me njerëzit.