Juristi i njohur zë ngushtë Dumanin për BKH-në, kandidati për t’i zënë vendin në SPAK e nxjerr nga situata (SI NDËRHYRI XHOLI)

Kreu i SPAK, Altin Dumani, u pyet ditën e sotme nga deputeti jurist, Ivi Kaso në mbledhjen e Komisionit të Ligjeve në lidhje me Byronë Kombëtare të Hetimit, për të cilën kreu i prokurorisë së posaçme u shpreh se janë drejt fundit procedurat për të zgjedhur drejtuesin e ri.

Deputeti Kaso pyeti kreun e SPAK se si ka ndikuar vakanca e krijuar për drejtues të BKH-së tek hetimet dhe si menaxhohen prioritetet hetimore. Altin Dumani tha se i ka deleguar prokurorëve të posaçëm të drejtën e tij për të nënshkruar edhe shkresa të ndryshme.

Mesa duket, Altin Dumani i zënë ngushtë nga pyetjet e një juristi bëri sërish një delegim sy për sy. Kandidati i cili mund t’i zërë vendin, prokurori Adnan Xholi, ndërhyri dhe u përgjigj në lidhje me pyetjet e tjera të deputetit Kaso.

Pyetjet e Ivi Kasos, përgjigjet e Altin Dumanit dhe Adnan Xholit

Pyetjet nga Ivi Kaso: Zgjedhja apo moszgjedhja e kreut të BKH. Deklaruat se procedurat janë drejt fundit. Cilat janë pasojat që ka sjellë për ecurinë e hetimeve mungesa e një drejtuesi me mandat të plotë të BKH-së në kohët e fundit.

A ka ndikuar kjo situatë, vakancës në drejtimin e BKH-së së një drejtuesi me mandat në bashkëpunimin institucional sidomos me strukturat partnere ndërkombëtare të hetimit? Si menaxhohen prioritetet hetimore kur BKH është pa drejtues të emëruar me mandat të plotë.

Kreu i SPAK, Altin Dumani: E kam thënë dhe para disa viteve. Si drejtues prokurorie pas muajit të parë në detyrë, një nga gjërat e para që kam bërë është delegimi tek prokurorët e posaçëm të së drejtës për të nënshkruar çdo akt, çdo shkresë që lidhet me hetimin e një çështjeje konkrete.

Përmes këtij veprimi kam garantuar pavarësinë e prokurorëve të posaçëm duke ju thënë që Kushtetuta dhe ligji ju njeh ju si zot të hetimit dhe unë si drejtues po ua plotësoj më tepër duke deleguar të drejtën time për të nënshkruar shkresa të ndryshme, qoftë dhe për të komunikuar me një institucion.

Adnan XholiLidhur me procedurën e zgjedhjes së kreut të BKH, procesi nuk ka pasur asnjë vonesë dhe është zhvilluar në mënyrë transparence ligjore. Komunikimet për këtë proces kanë nisur 9 muaj më parë, para përfundimit të mandatit të drejtores së BKH-së.

Për periudhën Dhjetor 2024 dhe Shtator 2025 janë shkëmbyer 27 shkresa midis dy institucioneve, ku rreth 30 për qind e tyre janë realizuar që në muajin shkurt. Në Prill 2025 u ngrit komisioni i përzgjedhjes, dhe asokohe ish-drejtorit të BKH-së iu kërkua të shprehë interes për emërimin brenda një afati 2 javor. Nuk shprehu interes dhe më pas u bë shpallja publike. Procesi ka kohën e tij dhe ka vijuar me shpejtësi. Janë kryer testet, fazat.

Në monitorimin e ngushtë edhe në ndërkombëtarëve, SHBA dhe BE, të cilët kanë asistuar SPAK dhe për përgatitjen e testeve. Një kandidat i skualifikuar për shkak të mospërmbushjes së kritereve. Funksionimi i BKH-së vazhdon normalisht sepse ka zgjidhur ligji me zëvendësdrejtorin. Nuk ka krijuar asnjë pengesë mungesa e drejtorit të BKH-së. Shumë shpejt do të jetë dhe emri që do i dërgohet KLP-së.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT