Gjykata e Lartë refuzon sërish rekursin e Veliajt, kryebashkiaku mbetet në qeli

Gjykata e Lartë ka shqyrtuar rekursin e bërë nga ish-kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj ku kërkonte shfuqizimin e masës ‘arrest me burg’. Në dokumentet  e paraqitura nga mbrojtja, Veliaj kërkonte zbutje të masës së sigurisë duke pretenduar se nuk ka asnjë mundësi që të prishë provat, pasi SPAK i ka mbyllur hetimet dhe ka dorëzuar dosjen në gjykatë.

Ish-kryetari i Bashkisë së Tiranës, kërkon ndryshim të masës, por SPAK pretendon se ai duhet të mbahet në burg, pasi dëshmitarët ende nuk janë rrëfyer të gjithë para togave të zeza.

Ata pretendojnë se përsa kohë që zoti Veliaj ka qenë zyrtar i lartë, ka mundësi që të intimidojë dëshmitarët. Ndaj SPAK kërkon që të lërë në fuqi masën e ‘arrestit me burg’.

Në vendimin e sotëm thuhet:

“Vendosi: Mospranimin e rekursit te paraqitur nga personi nën hetim Erion Veliaj, kundër vendimit nr. 130 (87- 025-191), datë 09.06.2025, te Gjykatës së Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar”, thuhet në vendim. 

 

Back to top button
LAJMET E FUNDIT