Erion Veliaj ka gati “përgjigjen” për Edi Ramën? Skenari për të kandiduar përballë Manastirliut, flet juristi i njohur

Avokati i njohur Sokol Hazizaj ishte i ftuar këtë mbrëmje në emisionin “Oponencë” me gazetaren Anduena Llabani.
Gazetarja pyeti avokatin Hazizaj nëse ka ndonjë mundësi që ish-kryebashkiaku i Tiranës Erion Veliaj të shpallë kandidaturën në zgjedhjet e pjesshme lokale si i pavarur.
Hazizaj u shpreh se Erion Veliajt nuk mund t’ia ndryshojnë masën e sigurisë në Gjykatën e Lartë. Sipas tij, çështja e Erion Veliajt kërkon shumë kohë dhe avokatëve të tij do t’iu duhet të bëjnë një punë shumë serioze.
Avokati Sokol Hazizaj theksoi se Gjykata Kushtetuese duhet të japë një përgjigje juridike më 31 tetor për shkarkimin e Veliajt.
“Gjykata e lartë në eksperiencën time të deritanishme nuk e ka tagrin të ndryshojë masa sigurimi. Kjo çështje penale do të hajë kohën e vet. Do të ishte në të mirë të ambientit politik e juridik që Kushtetuesja të paktën të linte shije të mirë për kryetarët e ardhshëm të bashkive.
Kjo gjykatë kushtetuese është tërësisht politike s’mund të japë përgjigje juridike në raport me shkarkimin politico-juridike për Veliajn, të paktën ta japë juridik. Në raport me procesin penal, mbrojtja e tij duhet të jetë shumë serioze.”-tha Hazizaj.