U ndalua nga policia në Elbasan, lihet i lirë vëllai i Durim Bamit: E ka shlyer masën “arrest shtëpie”

Valter Bami, vëllai i Durim Bamit të njohur për drejtësinë, u ndalua sot nga policia e Elbasanit gjatë një kontrolli rutinë në qytet. Burime policore bënë të ditur fillimisht se ndalimi lidhej me dyshimin se ai kishte thyer masën e sigurisë “arrest shtëpie”.
Menjëherë pas ndalimit, Bami u shoqërua në Drejtorinë Vendore të Policisë së Elbasanit për verifikime.
Burime për A2 CNN konfirmuan më vonë se pas kontrollit rezultoi se Valter Bami e kishte shlyer tashmë masën e arrestit shtëpiak dhe nuk ishte më nën këtë masë sigurie. Për këtë arsye, ai është lënë i lirë.