“Talleni dhe dhunoheni”, Bushati ia “plas” në sy Këlliçit: Ju shkoni në Parlament për të marrë rrogën!

Analisti Andi Bushati është përplasur këtë mbrëmje në studion e emisionit “Të Paekspozuarit” me deputetin e PD, Belind Këlliçi. Analisti i tha Këlliçit se opozita e cila dhunohet dhe tallet, shkon në parlament për të marrë rrogën.
Ndërsa deputeti demokrat u shpreh se sa i përket ministres virtuale Diella, kemi të bëjmë me një skenar korrupsioni galopant ku për herë të parë do të justifikohen me inteligjencën artificiale.
Bushati: Ju qofshi që shkelni atje, që ju rrahin dhe talleni, mos keni hallin e rrogës.
Këlliçi: Nuk është punë rroge, kemi vajtur për të shfrytëzuar atë hapësirë. Por kjo që ndodhi ridimensionon marrëdhënien me parlamentin.
Bushati: Ju qofshi që vazhdoni shkoni atje.
Këlliçi: Djegia e mandateve rezultoi me pasoja katastrofale.