Sirena ALARMI në Poloni për shkak të kërcënimit me dron, mbyllet aeroporti avionët luftarakë ngrihen në ajër

Autoritetet në Poloninë lindore, pranë kufirit me Ukrainën, shpallën gatishmëri të lartë të shtunën pasdite pas raportimeve për një kërcënim me dron, të dyshuar rus.
Avionë luftarakë u ngritën menjëherë për të reaguar ndaj kërcënimit, ndërsa Aeroporti i Lublinit u mbyll dhe sirenat e alarmit u aktivizuan në disa zona për të paralajmëruar banorët.
Incidenti ndodh në një kohë të tensionuar në rajon, ndërsa autoritetet po monitorojnë situatën për çdo rrezik të mëtejshëm.