Rrugorja identifikon shoferin e Audit me targa angleze, rrezikoi shoferët e tjerë me parakalimet e gabuara (VIDEO)

Drejtuesi i një mjeti Audi, në dukje model A7 me targa angleze, është identifikuar dhe gjobitur nga shërbimet e Policisë Rrugore në Shkodër, pasi drejtuesit e tjerë të mjeteve e kanë denoncuar publikisht për manovra të rrezikshme në rrugë.
Specialistët e Sektorit të Policisë Rrugore kanë identifikuar drejtuesin e këtij automjeti dhe i kanë vendosur atij masën administrative 15.000 lekë, sipas parashikimeve të Kodit Rrugor.
Drejtuesi i mjetit shfaqet në aksin rrugor “Shkodër-Hani i Hotit”, teksa tenton të kryejë disa herë parakalimin e mjeteve në kolonë, aty ku sinjalistika rrugore e ndalon, dhe në një moment del dhe plotësisht kundravajtje duke rrezikuar të përplasej me një kamion.
Siç shihet dhe nga pamjet, drejtuesi i këtij mjeti luksoz me targa të huaja rrezikon seriozisht jetën e vet dhe të përdoruesve të tjerë të rrugës.
Drejtoria Vendore e Policisë Shkodër fton qytetarët që të denoncojnë çdo rast të shkeljes së rregullave të qarkullimit rrugor në numrin pa pagesë 112, duke i garantuar se reagimi do të jetë i menjëhershëm dhe në përputhje me ligjin.