Kara Mustafa Pasha, shqiptari që kërcënoi Evropën
Historia e shqiptarëve nën shërbimin e Perandorisë Osmane është një histori gati gati mbresëlënëse. Me anë të sistemit administrativ meritokratik osman shqiptarët sunduan të vendosur politikën osmane dhe shkëlqyen dhe në fushat e tjera të perandorisë si në fushën e artit dhe letërsisë.Një nga ngjarjet më të rëndësishme të Perandorinë Osmane ishte Rrethimi i Vjenës i vitit 1683, ku përfaqësuesi i dinastisë shqiptare së Qyprillinjëve Kara Mustafa Pasha, aso kohe Vezir i Madh, kërcënoi gjithë Europën.Ai lindi me 1634 në Merzifoni nga prindër shqiptarë dhe që rini filloi të njihet “Mustafa Pasha Kurajozi i Merzifonit”. Kara Mustafa Pasha ishte një komandant ushtarak osman dhe njëri nga 40 sadrazëmët (Vezirët e Mëdhej) shqiptarë të Perandorisë Osmane. Mustafa u arsimua në vatrën e Mehmet Qiprilliut dhe u martua me një pinjolle të familjes së fuqishme Qiprilli.Në 1659 ai u emërua guvernator i Silistrisë dhe në vazhdim do të merrte poste të larta. Me talent dhe profesionalizëm ai u veçua në flotën osmane, dhe pati sukses në pushtimin e disa ishujve të Egjeut. Për 10 vjet, ai po shërbente si zëvendës i kunatit të tij, Vezirit të Madh Qiprilli Fazil Ahmed Pasha, që e zëvendësonte sa herë që nuk ishte present në sallën e sulltanit.Ai shërbeu si komandant i trupave tokësore në një luftë kundër Polonisë në të cilën negocioi një marrëveshje me mbretin polak Jan Sobieski në 1676 duke i shtuar kështu perandorisë provincën e Podolisë. Kur kunati i tij vdiq atë vit ai u emërua Vezir i Madh.Menjëherë ai ndërmori fushata në Ukrainë dhe dërrmoi luftëtarët kosakë duke pushtuar kryeqytetin e tyre Kyrhyrin.Në 1683 në mungesë të sulltan Mehmeti IV ai kryesoi komandën osmane drej Austrisë, në një përpjekje të fundit për të zgjeruar perandorinë osmane pas më shumë se 150 vjetëve luftë.Fitoret fillestare gjatë rrethimit të Vjenës ishin mbresëlënëse dhe ushtria osmane kishte arritur të shtinte në dorë disa kulla të fortifikuara të Vienës. Por një sulm i kavalerisë nga husarët polakë në krahun e djathtë të pambrojtur osman do të bënte që osmanët të tërhiqeshin drejt Hungarisë por më vonë këto territore do të çliroheshin nga “Lidhja e Shenjtë”.Disfata i kushtoi Mustafës pozicionin e tij dhe përfundimisht jetën e tij. Me 25 dhjetor 1683, Kara Mustafa Pasha u ekzekutua në Beograd me urdhër të sulltanit. Ai u mbyt me një kordon mëndafshi, mënyra klasike e ekzekutimit e zyrtarëve të lartë osmanë.
Fjalët e tij të fundit ishin “A do të vdes unë?” dhe “U bëftë vullneti i Allahut”.
Vdekja e Kara Mustafa Pashës