Gra që bërtisnin dhe disa të arrestuar? Policia e Tiranës sqaron ngjarjen e mbrëmshme, ja çfarë ndodhi në zonën e Astirit

Policia e Shtetit ka reaguar zyrtarisht lidhur me ngjarjen e raportuar një natë më parë në zonën e Astirit, ku forca të shumta policie zbarkuan pas rezistencës të një qytetari.
Fillimisht u tha se blutë e kryeqytetit bënë të mundur arrestimin e disa personave, ndërkohë që këtë të diel konfirmohet zyrtarisht se në pranga ra vetëm një 45-vjeçar i cili dyshohet se ka ofenduar dhe goditur punonjësin e Policisë.
Shtetasi me ininciale S.Q, teksa ishte duke drejtuar motomjetin në gjendje të dehur nuk iu bind urdhrit të policit dhe ka ushtruar dhunë ndaj tij. Si rrjedhojë blutë e Komisariatit të Policisë Nr.6 bënë të mundur arrestimin e këtij shtetasi.
“Arrestuan shtetasin S. Q., 45 vjeç, pasi duke drejtuar motomjetin dyshohet në gjendje të dehur, në Astir, ka ofenduar dhe goditur punonjësin e policisë, për shkak të detyrës”, njofton Policia.
Kujtojmë se ngjarja u regjistrua një ditë më parë, rreth orëve të vona të mbrëmjes, ku dhjetëra qytetarë ishin mbledhur në kryqëzimin e Astirit. Nga pamjet e publikuara në rrjet u pa një numër i lartë forcash policie, të cilët po përpiqeshin të neutralizonin qytetarin.
Ndërkohë, në vendin e ngjarjes ndodhej dhe një shtetase e cila në video dëgjohet teksa bërtet me tone të larta zëri.