Berisha “shënjestron” ministrin që mori besimin e Ramës në kabinetin e ri: Është pjesë e kartelit “Troplini”

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha nuk ka kursyer një “lumë” akuzash ndaj Pirro Vëngut, i cili u konfirmua nga Kryeministri Edi Rama si Ministër i Mbrojtjes.

Berisha ka publikuar në rrjetet sociale një “CV” të Pirro Vengut, ku kreu i demokratëve i rendit ministrit anëtarësimin në kartelin Troplini, ‘suksesin’ si drejtor i Portit të Durrësit ku nuk është kapur asnjë kilogramë kokainë gjatë periudhës që ka shërbyer ai dhe ndihma që ka dhënë në dorëzimin e pronave të ushtrisë tek oligarkët e Ramës.

CV-ja që i siguroi Pirro Vengut rikonfirmimin si Ministër i Mbrojtjes”, shkruan Berisha, teksa publikon fotografinë më poshtë.

Berisha “shënjestron” ministrin që mori besimin e

Fotografia e publikuar nga Berisha

 

Back to top button
LAJMET E FUNDIT