Ambasadori i Britanisë: Peshqit e mëdhenj janë ende në oqean


Ambasadori i Britanisë së Madhe në Shqipëri, Duncan Norman, tha se peshqit e mëdhenj janë ende në oqean.Gjatë fjalës së tij në aktivitetin për operacionin “Forca e Ligjit”, ai tha se anëtaret e grupeve kriminale vazhdojnë të jenë me imunitet.“Unë e di që ministrat e Mbretërisë së Bashkuar mezi po presin të kalojnë kohë me ministrin Xhafaj dhe ekipin e vet në takime të ndryshme me të. Kemi shembuj suksesi. Një vit është një kohë shumë e shkurtër sa i përket zbatimit të ligjit. Ka ende sfida. Ata peshqit e mëdhenj për të cilët është folur mbeten ende në oqean dhe se anëtarët më të lartë të grupeve kriminale kanë imunitet sa i përket ndjekjes penale dhe kjo duhet të ndryshojë në vitet në vijim dhe ajo rrjeta duhet të mbyllet dhe duhet ti kapë”, tha Duncan Norman./ZgjohuShqiptar.info

Back to top button
LAJMET E FUNDIT