FOTO/ Kali i djegur në Delvinë, veterinerët e Vlorës dhe klinika private nga Tirana e marrin për ta mjekuar

Një klinikë private nga Tirana ka marrë përsipër mjekimin dhe kurimin e një kali të djegur nga zjarret në Delvinë, pas pamjeve që u shpërndanë me shpejtësi pasditen e djeshme në mediat sociale dhe ngjallën reagime të shumta, për shkak të gjendjes së rënduar të kafshës.

FOTO/ Kali i djegur në Delvinë, veterinerët e Vlorës dhe

Kali i djegur ne Delvine/ © LSA PHOTO

Kali ishte djegur pothuajse në të gjithë sipërfaqen e trupit, por fatmirësisht ishte ende në jetë dhe kishte zbritur në rrugët e fshatit për të gjetur ujë.

Imazhet u kapën nga fotoreporterët që ndodheshin në terren në Delvinë dhe u përhapën me shpejtësi, edhe si një apel për qytetarët që kishin mundësi që ta merrnin për ta mjekuar. Klinika private “Tier Life Tirana” ka marrë përsipër mjekimin.

FOTO/ Kali i djegur në Delvinë, veterinerët e Vlorës dhe

Momenti i nisjes se kalit te plagosur drejt Tiranes

Gazetari dhe aktivisti për mbrojtjen e kafshëve, Endri Goxhaj thotë se veterinerët e Autoritetit Kombëtar të Veterinarisë në Vlorë i kanë dhënë ndihmën e parë kafshës së plagosur dhe në orët e vona të mbrëmjes kali është nisur drejt Tiranës.

FOTO/ Kali i djegur në Delvinë, veterinerët e Vlorës dhe

Kali i djegur dhe ndihma e pare nga veterineret e Vlores

“Kalin e djegur nga zjarret ne Delvine sapo e morëm. Tani jemi në udhëtim drejt @tierlife_tirana – na uroni që gjithçka të shkojë sa më mirë. Faleminderit gjithë veterinerëve të AKVMB Vlorë per bashkëpunimin. Bashkë bëjmë shumë. Do t’ju mbajmë të përditësuar”, shkruan Endri.

Fatkeqësisht, nga shtrirja e madhe e zjarreve në disa zona të vendit dhe përhapja e flakëve në fshatra, ka shkaktuar shumë dëme në tufat e bagëtive dhe kafshët e tjera që banorët i mbanin pranë shtëpive. Siç ka njoftuar Ministria e Bujqësisë, pritet që të bëhet një inventarizim i humbjeve dhe banorët e prekur të dëmshpërblehen.

© Newsbomb.al

Back to top button
LAJMET E FUNDIT