Jannah Theme License is not validated, Go to the theme options page to validate the license, You need a single license for each domain name.

Grisja e fletëve të votimit/ Nikolla flet si ‘dëshmitare’, nga “mbiu” qesja në xhepin e Edi Ramës

Lindita Nikolla u kthye pas në kohë, për të kujtuar momnentin kur u zgjodh kryetare e Parlamentit.

Ajo u ndal në momentin kur deputetët e opozitës grisën fletët e votimit, por edhe në çastin kur Kryeministri Edi Rama, i mblodhi me një qese, qese e cila u diskutua gjatë se si u gjet nga i pari i qeverisë.

Nikolla tha në emisionin “Politiko” në Top News, se nga tre deputetë të opozitës që morën pjesë në votim, dy dolën se kishin votuar për të, pasi u zgjodh me 79 vota si gruaja që do të drejtonte Kuvendin.

“Më dhembën sytë kur pashë grisjen e votave, ca më tepër që nisi nga një zonjë si Flutura Açka”, deklaroi Nikolla.

Po ashtu ajo sqaroi edhe se nga “mbiu” qesja në xhepin e të parit të qeverisë, i cili u ul për të “pastruar” atë që shkaktuan ligjvënësit opozitarë.

“Qesen me të cilën mblodhi votat Kryeministri Rama, ia kërkoi një zonje nga salla. Ia solli dikush, nuk është e vërtete që e kishte në xhep”, tha Nikolla, e cila kujtoi se ishte ulur pranë kreut të qeverisë dhe ishte dëshmitare e gjithçkaje.

Back to top button