Manaj: Diplomacia shqiptare s’po bën sa duhet për fondet, koha për qeveri teknike
Në një lidhje me “Top Talk”, korrespodenti i Top Channel në Britaninë e Madhe, Arben Manaj ka kritikuar punën e dobët të bërë nga diplomacia shqiptare në aktivizimin dhe mbledhjen e sa më shumë fondeve nga ndërkombëtarët si ndihmë për Shqipërinë në këto orë të errëta.
Sipas tij fondi i ndihmave nga ndërkombëtarët për përballimin e situatës nga tërmeti duhet të ishte shumë më i madh nëse diplomacia shqiptare do të kishte vepruar si duhet.
Gjithashtu sipas Manajt nëse vendi në këto momente do të drejtohej nga një qeveri teknike atëherë kjo do të ndihmonte edhe në shtimin e fondeve nga ndërkombëtarët pasi besueshmëria për mirë-menaxhimin e fondeve do të ishte shumë më i madh.