Pipero flet për zonat e “nxehta” nga koronavirusi: Gjendja e të shtruarve, serioze

Mjeku Pëllumb Pipero tha se gjendja në spitalin infektiv me të shtruarit e prekur nga COVID -19, është serioze. Duke theksuar se në këto kushte shumë e rëndësishme është mbajtja e maskës, mjeku u bëri thirrje qytetarëve për të treguar kujdes.

I pyetur nëse hapja e transportit publik do të rrezikonte shtimin e rasteve, Pipero tha: “Unë mendoj se transporti publik duhet hapur. Ka shumë vende që nuk e kanë mbyllur asnjëherë. Është e dosmodsohme, sepse vitalizon një sektor shumë të rëndësishëm të ekonomisë. Mjafton që në autobus të vendosim maskën dhe jemi tërësisht të mbrojtur. Por duhet shtuar numri i mjeteve në mënyrë që njerëzit të qëndrojnë sa më pak në stacion dhe kjo në mënyrë të menjëhershme ul numrin e personave që qëndrojnë në mjet”.

Në një intervistë në emisionin “Opinion”, mjeku Pëllumb Pipero tha se rritja e rasteve të personave të prekur nga COVID-19, është përtej pritshmërive dhe se ky lajm duhet konsideruar shqetësues.

“Ishte e pritshme që pas hapjes të kishim një shtim të rasteve, por është përtej prishtmërive tona. Është një lajm që duhet konsideruar shqetësues dhe duhet të jemi të shqetësuar në maksimumin e mundshëm. Të gjithë qyetarët duhet të tregohen të kujdeshshëm. Rreziku nga sëmundja është njëlloj. Nëse ne prekimi nga COVID -19, nëse ne jemi moshë e thyer, kemi sëmundje kronike, rreziku është po njëlloj, sa i takon transmetueshmërisë, ajo është ulur relativisht”, tha Pipero.

I pyetur se cilat janë zonat më të nxehta, mjeku tha: “Unë besoj që në të gjithë vendin ka raste, por zonat e mbipopulluara, zonat urbane, si Shkodra, Tirana, Kruja me industrinë fasone kanë rastet më të larta. Sidomos aty ku ka aktivitet ekonomik tek të cilat nuk respektohet protokolli”.

loading...
Back to top button
Close