Alarmi/ Situatë e rënduar në spitalin Infektiv, rritet frikshëm numri i të shtruarve

Situatë e rënduar në vendin tonë për shkak të koronavirusit. Ministria e Shëndetësisë njoftoi se në 24 orët e fundit janë regjistruar 77 raste të reja me Covid, ndërsa 2 persona kanë humbur jetën.

Ndërkohë, njoftohet zyrtarisht se në spitalin Infektiv situata është mjaft e rënduar, pasi po rritet çdo ditë numri i të shtruarve.

“Situata paraqitet serioze në spitalin infektiv ku aktualisht po trajtohen 87 pacientë, 15 prej tyre janë në terapi intensive, ndërsa 2 janë të intubuar. Lajmi i mirë është se në 24 orët e fundit janë shëruar 48 qytetarë, duke e çuar në 1298 numrin e të shëruarve që nga fillimi i epidemisë. Ndërkohë kanë vijuar testimet në Laboratorin e Virologjisë në ISHP dhe gjatë 24 orëve të fundit janë kryer 402 testime për të dyshuar të prekur me Covid19, nga të cilat janë konfirmuar 77 raste pozitive.

Shpërndarja gjeografike e rasteve është si vijon: Tirana 28 raste, Shkodra 13 raste, Durrësi dhe Korça me nga 5 raste; nga 4 raste Delvina dhe Berati; nga 3 raste në Fier, Kurbin dhe Pukë; nga 2 raste në Elbasan dhe Kamëz; nga 1 rast përkatësisht në Krujë, Tropojë, Librazhd, Gjirokastër, Sarandë. Në vendin tonë aktualisht janë 920 persona aktivë me COVID19, kryesisht në Tiranë, Shkodër, Durrës. Kanë vazhduar testimet serologjike në Laboratorin e Mikrobiologjisë në QSUT. Janë kryer 3380 testime në personel shëndetësor me një pozitivitet të përgjithshëm 6%”, thuhet në njoftimin e Ministrisë së Shëndetësisë.

loading...
Back to top button
Close