Rihapet fasoneria që infektoi me koronavirus Krujën, Fushë-Krujën dhe Kurbinin

Në 24 orët e fundit në Krujë dhe Fushë Krujë janë 3 të infektuar me COVID, nga 43 tampone që janë bërë nga ISHP-ja. Ndërkohë që ditën e djeshme është rihapur duke rinisur punën fasoneria ‘Endi shpk’, në të cilën u shënua rasti i parë me COVID.

Kjo fasoneri u kthye në vatër infeksioni më pas në Krujë, Fushë Krujë dhe në Kurbin, ku u prekën shumë gra që punonin aty, të cilat infektuan kontaktet e tyre. “Report TV” raporton se fasoneria është rihapur me leje të drejtorisë së shëndetit publik në Durrës. Ndërmarrja ka rifilluar punë me një numër të reduktuar punonjësish, të cilët nuk u prekën.

Sipas drejtorisë së shëndetit publik në Durrës, fasoneria po mbahet në monitorim të vazhdueshëm për kushtet e protokollit të kuq. Kjo fasoneri u mbyll nga vetë pronari, sapo u konfirmua rasti i parë. Policia nga kontrolli në momentin e parë nuk e gjobiti me argumentin që gjithcka ishte në rregull, ndërsa më pas kontrolli vijoi nga ISHP-ja.

loading...
Back to top button
Close