VIDEO/ “Do t’i kthejmë borxhin Italisë”, flasin infermierët shqiptarë, pjesë e misionit të dytë

“Menduam që t’ia kthejmë në një farë mënyre nderin që na kanë bërë në vitet kur ne kemi pasur nevojë për ta”. Kështu u shpreh një nga 60 infermierët pjesë e misionit të dytë që u nisën pasditen e sotme drejt Italisë.

Një nga infermieret para se të hypnin në avion tha se infermierët janë pjesë e humanizmit dhe do të tregojmë veten tonë në këtë luftë përballë një armiku të padukshëm.

Advertisement

“Kushdo që ka kryer mjekësi, infermieri ndihet moralisht i detyruar për t’u përgjigjur në kohë. Arsyeja për të cilën ne e zbatojmë këtë punë është sepse kemi dashur t’i vijmë njerëzve në ndihmë. Gjërat e tjera janë në plan të dytë”, tha një tjetër infermier.

Pas grupit të parë prej 30 mjekësh dhe infermierësh, ky është grupi dytë i përbërë prej 60 infermierësh që do të shërbejnë në veri të Italisë, në zonat më të goditura nga COVID-19. Ata u përcollën sot në Rinas nga Ministrja Manastirliu pasditen e sotme dhe kanë mbërritur në vendin fqinj, ku do të shërbejnë në zonën e veriut të Italisë.

Back to top button