Video/ Aplikimi për vizitat mjekësore, Rama: Nis nga sot, ndiqni udhëzimin në e-Albania

Vizitat mjekësore do të lejohen nga dita e sotme dhe kjo do të bëhet nëpërmjet aplikimit online të portalit e-albania. Kjo është paralajmëruar nga kryeministri Edi Rama, i cili ka publikuar edhe një video për mënyrën se si do të aplikohet nga qytetarët që kanë nevojë për t’i vizituar. ” Aplikimi do të kryhet përmes shërbimit ONLINE “Leje per dalje“ për arsye shëndetësore, në e-Albania: – Identifikohuni në portalin e-Albania përmes llogarisë tuaj. -Klikoni shërbimin “Leje për Dalje”- -Zgjidhni opsionin “Leje për arsye shëndetësore”; -Shkruani saktë daten, orën e lëvizjes dhe itinerarin me destinacionin përkatës”, shkruan Rama.

 

Ndërsa vetëm një person mund ta shoqërojë të sëmurin, si dhe mund të dalin të udhëtojnë edhe me makinë private.

Postim i plote

NGA SOT NË www.e-albania.al EDHE LEJE – DALJET PËR ARSYE SHËNDETËSORE😊

🔴KUJDES! QYTETARI DUHET TË KETË ME VETE NJË DOKUMENT MJEKËSOR PËR VIZITËN!

🔴 QYTETARIN MUND TA SHOQËROJË VETËM NJË PERSON TJETËR!

🔴 AUTORIZIMI VLEN VETËM PËR RRUGËN SHTËPI-QENDËR SHËNDETËSORE-SHTËPI

🟢 NDIQNI PROCEDURËN E THJESHTË NË E-ALBANIA 👇

Aplikimi do të kryhet përmes shërbimit ONLINE “Leje per dalje“ për arsye shëndetësore, në e-Albania

– Identifikohuni në portalin e-Albania përmes llogarisë tuaj
-Klikoni shërbimin “Leje për Dalje”
-Zgjidhni opsionin “Leje për arsye shëndetësore”;
-Shkruani saktë daten, orën e lëvizjes dhe itinerarin me destinacionin përkatës

Në rastet kur lëvizja për arsye shëndetësore do të bëhet me automjet:

-Nëse mjeti është në pronësinë tuaj, do t’ju shfaqet direkt në listë.
Nëse jo, ju mund të shtoni manualisht të dhënat e mjetit: Targën dhe numrin e shasisë së tij

Dhe shtypni “Dërgo” për të përfunduar aplikimin

Miratimi do të dërgohet në adresën e-mail dhe në numrin e telefonit të regjistruar në portal.

Kërkesa për leje për arsye shëndetësore bëhet vetëm në e-Albania

🚫 Ata, që lëvizin pa lejen nga e-Albania dhe nuk zotërojnë dokument mjekësor për të justifikuar leje-daljen për arsye shëndetësore, kryejnë një shkelje që ndëshkohet në bazë të Aktit Normativ dhe masave të reja në Kodin Penal!

Back to top button