Jannah Theme License is not validated, Go to the theme options page to validate the license, You need a single license for each domain name.

The Guardian: Albin Kurti akuzon të dërguarin e Trump për nxitje dhe ndërhyrje në votimin për rrëzimin e qeverisë

Marre nga: “The Guardian”

Albin Kurti pretendon se Richard Grenell është i përfshirë në nxitjen e votimeve që rrëzuan qeverinë.

Kryeministri i përkohshëm i Kosovës, Albin Kurti, ka nisur një sulm të ashpër ndaj drejtorit të shërbimit sekret kombëtar të Donald Trump, duke e akuzuar atë për ndërhyrje në politikën e vendit dhe për të ndihmuar në rrëzimin e ish-qeverisë së tij.

Kurti po qëndron si kryeministër në cilësinë e detyrës pasi partnerët e tij të koalicionit iu kthyen kundër në një votim parlamentar muajin e kaluar. Votimi u prit me mosbesim midis shumë kosovarëve, të cilët dëshironin që qeveria të përqëndrohej në luftën ndaj koronavirusit.

Kurti pranoi se kriza kishte një dimension lokal, por akuzoi Richard Grenell, se ishte “përfshirë direkt” në presionin e votës.

“Qeveria ime nuk u përmbys për asgjë tjetër, por thjesht sepse Ambasadori Grenell ishte me nxitim për të nënshkruar një marrëveshje me Serbinë”, tha Kurti në një konferencë për shtyp në Prishtinë.

Një besnik i Trump, Grenell është ambasadori amerikan në Gjermani dhe gjithashtu u emërua kohët e fundit si drejtor i inteligjencën kombëtare, duke koordinuar punën e 17 agjencive të inteligjencës amerikane. Ai më parë shkaktoi polemikë në Berlin duke thënë se dëshironte të “fuqizonte” forcat e djathta në Europë.

“Ajo që ai (Grenell) i duhet është një marrëveshje e shpejtë për të treguar se ata mund të rregullojnë krizat në botë, ndoshta në kontrast me Clinton, Bush dhe Obama, pa ndonjë ndërhyrje ushtarake, dhe kjo mund të paraqitet si një sukses në këtë vit zgjedhor”, tha Kurti.

Pas dështimit të Trump për të bërë përparim në një marrëveshje me Korenë e Veriut ose në Lindjen e Mesme, është e mundur që Shtëpia e Bardhë tani e sheh Ballkanin si basti më i mirë për një përparim diplomatik, por koha po mbaron para zgjedhjeve të nëntorit.

Beogradi nuk pranon të njohë pavarësinë e Kosovës.

Aspekti më i diskutueshëm i bisedimeve ka qenë biseda për një shkëmbim të mundshëm territoresh. Bisedimet paralele midis dy vendeve janë zhvilluar nën kujdesin e BE-së.

Back to top button