Shtyrja e gjendjes së fatkeqësisë, Basha: Rama dështoi

Kryetari i PD-së, Lulzim Basha dha një përgjigje shteruese kur u pyet se cili ishte mendimi i tij për shtyrjen e gjendjes së fatkeqësisë natyrore deri në 23 Qershor, nga ana e qeverisë.

“Të shohim çfarë është bërë këto javë, që kur është shpallur gjendja.

Në radhë të parë, nuk ka asnjë përmirësim sa i përket financimit të shëndetësisë dhe në veçanti rritjes së testimeve. Ne mbetemi vendi i fundit për sa i përket testimeve. Shikoni Maqedoninë apo vendet e tjera. Ne jemi një vend, ku kryeministri ka vendosur që testimet të mbahen në minimum. Dhe kur ke testime të pakta, do të kesh edhe zbulime të pakta, por kjo nuk na ndihmon. Ja ku kemi ardhur sot tek vendimi për të shtyrë emergjencën. Pse u shty emergjenca? E shpjegoi kryeministri këtë? Shpjegoi që këto 5 javë që ka kërkuar sakrificë të shqiptarëve për të qëndruar në shtëpi nuk ka marrë asnjë masë reale për të na treguar ku është infeksioni? Kjo mundet kur ti ke mjaftueshëm testime…”, tha ai për Syri Tv.

“Në masa shtrënguese, vijoi ai, kemi qenë të bollshëm, në komunikim në Facebook kemi qenë të bollshëm, por deri më sot, qeveria dhe kryeministri kanë dhënë me pikatore ndihmën që qytetarët meritojnë, ndihmën financiare apo ushqimore për të cilat qytetarët dhe bizneset kanë më shumë se kurrë nevojë sot”.

“Ndaj, nga kjo pikëpamje, shtyrja e gjendjes së fatkeqësisë natyrore është një tjetër provë e dështimit të qeverisë në këto 5 javë për t’u përballur me krizën”, – nënvizoi Basha

loading...
Back to top button
Close