Shkodra, vatra e dytë e koronavirusit në Shqipëri, flet mjeku Beci: Kemi mbyllur tre vatra, jemi drejt përfundimit të situatës

Astrit Beci, drejtori rajonal i Operatorit të Kujdesit Shëndetësor Shkodër shprehet se situata në këtë qytet është në përmirësim dhe drejt përfundimit pasi janë mbyllur tre vatrat e para.

Duke folur në Report TV, mjkeu Beci ka thënë se vatra e Kirasit, Vau i Dejës dhe Draçini janë mbyllur tashmë.

Vatra e Kirasit, Vau i Dejës dhe Draçini është mbyllur si situatë, ndërsa edhe në lagjen Dobraç situata është drejt përfundimit.  Ekipi mjekësor është shprehur qartë për vdekjen e dy pacientëve dhe asaj është versioni që duhet të besojmë. Si vdekje në Shkodër me COVID kemi vetëm një rast. Numri i tamponëve  të bëra në  Shkodër është 600 deri në këto çaste. Numri i të infektuarve sot është 99 dhe urojë që ta kalojmë sa më lehtë situatën dhe me sa më pak komplikacione”, tha Beci.

Back to top button