Jannah Theme License is not validated, Go to the theme options page to validate the license, You need a single license for each domain name.

Ja çfarë importonin shqiptarët e pasur sipas dokumentit italian të kohës

60 FAMILJET TREGTARE TË SHQIPËRISË NË VITET ’40

Një raport vjetor për mbretërinë italiane të vitit 1940 jep një seri të dhënash për situatën në Shqipërinë e atyre viteve.

Raporti përmban të dhëna të konsiderueshme lidhur me gjendjen e atyre viteve në transport, burime natyrore, tregti etj.

Përtej disa mangësive të vogla që ka raporti, një e dhënë e rëndësishme e tij është ajo që lidhet me situatën e tregtisë së atyre viteve, ku evidentohen me emra dhe me natyrë aktiviteti çdo tregtar apo familje tregtare e atyre viteve.

Një pjesë e këtyre tregtarëve pas luftës do të përballeshin me tatimin e jashtëzakonshëm e do të shpronësoheshin; një proces që vijon të ketë ndikim edhe në ditët e sotme ku pasardhësit kërkojnë dëmshpërblim për aktet e viteve ‘45-‘46.

Në serinë e publikimit të raportit për tregtarët e Shqipërisë së viteve ’40, fokusimi është fillimisht te eksportuesit.

Në pjesën e raportit që përmban listën e eksportuesve dhe të produktit për 14 qytete të vendit, autoritetet e kohës kanë shënuar 44 tregtarë e familje tregtare që merreshin kryesisht me eksportin e produkteve bujqësore.

Kompanitë eksportuese të vitit 1940

Shkodër

Tara Brahimi-Arra
Gaspër Çurçia & De Angelis-Trungje peme
Muhamet Draçini-Lesh
Kahreman vll. Ahmeti- Vezë
Kin Vll. Fishta- Erëza
Shaqir Miloti-Arra
Caf Vila-Duhan i paketuar

Berat

Lluk Bandilli-Vezë
Jean Cylaku-Ullinj dhe vaj ulliri
Jan Kondasi-Drithëra

Kavajë

Bajram Dedej-Lëkurë
Veli Haxhi-Vezë e vaj ulliri

Korçë

Vançi Serani-Fasule
Shoqëria koncesionare e qymyrgurit “Mborje”-Linjit
Sotir Statobërdha- Dru dhe qymyr druri
Thoma G.Rota-produkte bulmeti

Delvinë-Gjirokastër

Veli Malile& Shoqëria- Ullinj e vaj ulliri
Aleks Talo-Produkte bulmeti

Durrës

Xheb Aliço-Produkte Bulmeti
Habil Beshiri-Vaj ulliri, lesh e drithëra
Spiro Tiri & Vëllezërit- Fertilizues me origjinë shtazore

Elbasan

Hiqmet Baholli- Drithëra
Demir Gripshi-Ullinj e vaj ulliri

Fier

Zoj Bano-Fara lini
Thoma Decolli-Produkte peshku
Nebi Gjata dhe Vëllezërit-Fasule
Vangjel Lulja- Fara lini
Lon Ndreu-Erëza
Eqrem Peshkëpia-Lajthi

Konispol

Abdyl Besho-Produkte bulmeti

Kukës

Sali Pula-Lëkurë
Spahi Vella-Trungje pemësh

Leskovik

Andon Tasho-Produkte bulmeti

Sarandë

Bektash e Avdiu Rushiti
Spiro Çavo-Dru dhe qymyr
Dhionis Kapacori-Produkte bulmeti
Vasil Tambaqi & Shoqëria-Duhan i paketuar
Pano Zaho-Ullinj e vaj ulliri
Miho Zhongo-Frutat e pemës së Dushkut

Tiranë

Jonuz Caku- Fertilizues me origjinë shtazore
Filip Guriazu-Lesh
Shoqëria “Kraba”-Linjit

Vlorë

Thanas Duni- Frutat e pemës së Dushkut
Xhemil Meço-produkte bulmeti

Lista e tregtarëve që importonin në vitin 1940

Gjirokastër

Mino Mezini-Import pijesh dhe ushqimesh
Pandeli Papamikali-Import aksesorësh dhe aparatesh radio
Vëllazëria Theohari-Import orësh dhe argjendarie

Berat

Kozma F.Cici-Import pajisjesh elektrike
Vangjel Haxhistasa-Import barnash mjekësore
Gjergji Nushi-Import manifakture dhe artikuj mode
Llaq Salepi & Vëllezërit-Import manifakture e artikuj mode

Korçë

Illo Dh. Argjendari-Import orësh dhe argjendarie
Nodha Bimbli-Import aksesorësh dhe aparatesh radio
Kristo Kocia-Import artikujsh kancelarie
Pandi K. Ligori-Import armësh
Eftim Opari & Bijtë-Import letre për paketime
Opari&Terezi-Import automjetesh dhe pjesësh këmbimi

Delvinë

Vllazën Tonidhi-Import manifakture e artikuj mode

Durrës

Hajdar Bilali-Import mobilerie e druri të përpunuar
Muhamet Dakoli& Vëllezërit-Import letre për paketime
Kalemi & Rrufa-Import materialesh elektrike
Vangjel Manushi-Import manifakture dhe artikuj mode
Vasil Muzina-Import makinerish bujqësore, drithëra, ushqime e karamele
Lin Vlashi& Vëllezërit-Import parfumesh

Elbasan

Hysen Bakalli-Import ushqimesh e pijesh
Vllazën Çaka-import bojërash, kinkalerish e hekurishte
Ahmet Shyti-Import mobiljesh e druri të përpunuar
Ibrahim Velencia-Import materialesh elektrike

Fier

Taq Bozdo-Import aparatesh radio dhe aksesorë
Kosma Nitto-Import ushqimesh e pijesh
Ligor Panajoti & Vëllai-Import letre për paketim
Nas Shtëmbari-Import artikujsh kancelarie
Lic Xega-Import parfumesh
Kostandin Zoto-Import mobiljesh e druri të përpunuar

Libohovë

Mahmut Toto-Import ilaçesh

Përmet

Irakli Saqellari-Import ilaçesh

Sarandë

Bektash & Avdi Rushiti
Timoleon Gjini-Import ushqimesh dhe drithërash
Fadil Isufi& Vëllezërit–Import artikujsh kancelarie, aparate fotografike, orësh dhe bizhuterish
Janeta Koço– Import makinerish bujqësore
Karallamb&Aleks Papa– Import pëlhurësh leshi, pambuku e mëndafsh
Mihal Llambro-Import armësh
Spiro K.Nino-Import orësh, argjendarie e stolish të çmuara
Miho Papadhimitri-Import aparatesh fotografike e instrumentesh muzikorë
Sulo Puto& Vëllezërit
Vëllazëria J.Pollo-Import motorësh
Vëllazëria Puto-Import automjetesh, gomash, vajrash lubrifikuese e drithëra

Shkodër

Gaspër Çurçia-Import automjetesh e pjesësh këmbimi
Sadik Gruda& Shokët-Import hekurishtesh, bojërash, llak dhe kinkaleri
Ndrek Kaçulini-Import aparatesh radio e aksesorë
Haki Kraja-Import armësh
Smalj Shurdha-Import instrumentesh muzikore e aparatesh fotografike
Xhemal Tafaj-Import artikujsh prej lëkure

Tiranë

Ali Kaceli & Vëllezërit-Import instrumentesh muzikore e aparatesh fotografike
Filip Vesha-Import biçikletash e aksesorësh
Kooperativa Bujqësore e Tiranës-Import pajisjesh për bujqësinë
“S.T.I.D.E”-Import aparatesh radio e aksesorësh
Xhemal Haxhi Xhaxhi-Import artikujsh prej lëkure

Vlorë

Nekip Bega-Import pajisjesh kancelarie
Doga&Gjorgja-Import parfumesh
Albino Frapicini-Import aparatesh radio e aksesorë
Musa Jonuzi-Import hekurishtesh e kinkaleri
Koçi Risilia-Import biçikletash e aksesorësh
Hasim Xhiku-Import artikujsh prej lëkure

Back to top button