Pushime me distancë fizike/ Pogradeci bëhet gati për sezon me çadra të veçuara

Pushimet në ujëra të ëmbla janë një prej alternativave që ofron sezoni veror dhe në Shqipëri liqeni i Ohrit ishte një destinacion për shumë pushues.

Në Pogradec liqeni është frekuentuar dhe është konsideruar si një nga vendet më të mira për të kaluar pushimet si nga shtetasit shqiptarë ashtu edhe nga ata maqedonas. A do të mund të bëjmë pushime? Ende nuk e dimë, por pandemia do të ndikojë edhe këtu. Masat e nevojshme në plazh duhen respektuar ndaj në plazhet publike e private do të ketë më shumë distancë e më pak shezlongë.

Nga Lini në Tushemisht, turizmi për Pogradecin është baza kryesore e të ardhurave por ndërsa shumë biznese janë mbyllur si pasojë e situatës duket se rimëkëmbja do të jetë e vështirë.

Back to top button