Jannah Theme License is not validated, Go to the theme options page to validate the license, You need a single license for each domain name.

Publikohet lista/ Ja bizneset që do të hapen nga 27 prilli, kontrolli dhe masat

Nga data 27 prill do të hapen disa biznese, të cilave u është dhënë leja nga qeveria. Në foton e publikuar nga kryeministri Edi Rama shihet lista me bizneset që do të lejohen të hapen nga data 27 prill, dhe në sy bie protokolli i rrezikshmërisë që kanë ata, dhe është jeshili.

Pra, Qeveria e ka nisur hapjen dhe lirimin e masave me bizneset që kanë rrezikshmëri më të ulët, siç janë dyqanet e rrobave, këpucëve, bizhuterive, mobiljeve, ndriçimit, luleve, lodrave, etj.

Edhe një herë tjetër kryeministri shton se hapja e bizneseve nuk do të thotë që të gjithë ata që kanë marrë bonusin 400 mijë lekësh apo pagën e luftës prej 26 mijë lekësh, do të duhet ta kthejnë atë.

Lista e plotë:

Të gjitha bizneset duhet të marrin vërtetimin për hapje aktiviteti në e-albania dhe të njihen me protokollin e sigurisë përmes e-albania. Vërtetimi dhe protokolli duhet të disponohen në mjediset e biznesit përkatës. *nga hapja e këtyre bizneseve kthehen në punë xxx punonjës dhe pavarësisht fillimit të punës përfituesit nga paketa e parë apo paketa e zgjeruar, nuk do ta humbasin mbështetjen financiare prej 3×26.000 apo 1×40.000 lekësh. *shërbimi taksi do të ketë protokoll të veçantë,”– shkruan Rama krah fotos së listës së bizneseve.

Hapjen e këtyre bizneseve, kryeministri Edi Rama e njoftoi sot gjatë një video-komunikimi në faqen e tij në Facebook. Rama njoftoi se do të miratohet amnistia fiskale e cila do të përjashtojë politikanët, policët, zyrtarët e lartë, dhe subjektet e OFL-së. Rama u ndal edhe tek hapja graduale e bizneseve, ku sqaroi se lokalet, dyqanet brenda qendrave tregtare do të hapen të fundit. Rama tha se biznesi i vogël nuk do të paguajë taksa, ndërkohë që bëri me dije se gjendja e jashtëzakonshme e fatkeqësisë do të shtyhet përtej 24 prillit. S’ka hapje të gjendjes Civile e as të ALEAT. Nga nesër nis publikimi në e-albania i listës së dytë të bizneseve që do të hapen nga 27 prilli.

Back to top button