Masakra e Peshkëpisë/ Prokuroria akuzon Fredi Bejlerin për “Vepra terroriste”

Prokuroria ka mbyllur dosjen për Masakrën e Peshkëpisë, ku u vranë ushtarët shqiptarë në vitin 1994 dhe akuzon Fredi Bejlerin për “Vepra Terroriste”. Bejleri është marrë i pandehur dhe dosja do të dërgohet në Gjykatë.

Fredi Bejleri ka mohur çdo akuzë, por disa dëshmëi surprizë dhe prova të reja, ka bërë që prokuroria ta marrë të pandehur Fredi Bejlerin. Ish-kreu i OMONIA-së, ka mohuar çdo akuzë gjatë 3 dëshmive që ka dhënë në Prokurori.

Dokumenti i Prokurorisë

Si u sulmua posta kufitare shqiptare

Sulmi ndaj postës kufitare të Peshkëpisë, në Gjirokastër ka ndodhur në 10 prill 1994. Një komando special e organizatës terroriste greke “Mavi” (Fronti për çlirimin e Vorio-Epirit), kaloi kufirin e gjelbër Greqia dhe hyri në territorin shqiptar, duke ju drejtuar postës ushtarake të kufirit, ku dhe ekzekutoi komandantin e postës Fatmir Shehu, ushtarin Arsen Gjini dhe plagosur ushtarët e tjerë Ardian Velmishi, Janaq Zaka, Frederik Kalemi. Gjatë sulmit komandoja terroriste mori peng dhe një nga ish-nënoficerët e këtij reparti kufitar Qemal Stroka, i cili më pas u la i lirë në kufi. Gjatë rrugës ndaj Strokës është ushtruar dhunë fizike çka solli dhe tronditjen e fortë psiqike. (Mapo)

Back to top button