Kosova arrin Shqipërinë, 561 të infektuar me Covid-19

Kosova duket se ka arritur Shqipërinë për numrin e të  infektuarve  nga koronavirusi, pasi të dielën mbrëma, autoritetet në Prishtinë konfirmuan 51 raste të reja me Covid-19.

Sipas Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike. 13 raste janë nga komuna e Zubin Potokut, 12 raste nga komuna e Ferizajt, 10 raste nga komuna e Vitisë 6 raste nga Mitrovica e Veriut, 4 raste nga Zveçani, 2 raste nga komuna e Leposaviqit 2 raste nga komuna e Prishtinës dhe nga një rast nga komuna e Prizrenit dhe e Pejës.

Rastet e reja e çuan në 561 numrin e përgjithshëm të të prekurve në Kosov, 12 nga të cilat kanë humbur jetën, ndërsa 102 janë shëruar.

Që nga fillimi në Kosovë janë kryer gjithsej 4 mijë e 656 teste, por autoritetet në Prishtinë flasin për mungesa të mëdha testesh.

Back to top button