“Do të kishim 18 mijë të vdekur”, Rama: Si u keqkuptua deklarata ime për Shqipërinë

Kryeministri Edi Rama deklaroi se nuk ka thënë kurrsesi se në vend do të kemi 18 mijë të vdekur nga koronavirusi. Në një intervistë për ‘News24 kreu i Ekzekutivit tha se deklarata e tij është keqkuptuar dhe keqinterpretuar dhe nga mediat.

Rama tha se ishte bazuar tek projeksionet e një eksperti.

“Se kam thënë këtë. Pyetja që më drejtohet shumë është pyetja mbi keqkuptimi. Unë kam thënë diçka tjetër; bazuar tek një projeksioni i një eksperti të pavarur që ka dalë në media, i cili punon në një vend të huaj, parashikoheshin 18 mijë të vdekur. Po ashtu kam thënë se nëse s’do kishim marrë masat, nëse ne sot do të kishim të njëjtën përqindje në raport me popullsinë, të Lombardisë, shifrat do të ishin të frikshme. S’kam thënë 18 mijë të vdekur. Kam përdorur një shifër të moderuar prej 2200 të vdekur për 90 ditë. I moderuari. Po të shkonim si Lombardia, do ishim më lartë se 2200.”, pohoi Rama.

loading...
Back to top button
Close