Berisha kalon në ekstrem: Mos i dëgjoni deklaratat skizoide të Ramës, ngrihuni sa më parë në protesta të fuqishme

Qeveria do të zgjasë me tre muaj gjendjen e jashtëzakonshme, por ky vendim nuk është pritur aspak mirë nga ish-kryeministi Sali Berisha.

Duke marrë shkas nga kjo, Berisha ka ftuar qytetarët të dalin në protestë duke mbajtur distancën sociale për të kundërshtuar këtë vendim.

“Ftoj shqiptarët t’i konsiderojnë të vdekura deklaratat skizoide të Ramës dhe të ngrihen sa më parë në protesta të fuqishme me maska dhe distancë sociale.

Nëse ka popull sot në botë që duhet të jetë në rrugë duhet të jenë shqiptarët. Nëse do të vazhdohet në këtë mënyrë unë ju garantoj se njëlloj si i ati i Kim Jong-un, njëlloj si gjyshi i këtij, do kalojë duke i numëruar lugët e ushqimeve qytetarëve”, theksoi ish-lideri i demokratëve në një lidhje me studion e Syri Tv.

Më poshtë keni videon e plotë, por deklaratën mund ta gjeni që nga minuta 11 e në vazhdim:

loading...
Back to top button
Close