Ambasada Italiane: Faleminderit Shqipëri që kontribove sërish për të luftuar së bashku këtë betejë

Ambasada Italiane në Tiranë ka falenderuar Shqipërinë pasi pasditen e sotme u nis drejt Italisë grupi i dytë prej 60 infermierësh që do të shërbejnë në zonat më të goditura nga COVID-19 në veri të Italisë.

“Faleminderit Shqipëri që kontribove sërish për të luftuar së bashku këtë betejë!

Sot, 60 infermierë shqiptarë në Itali, në krye të radhës në spitalet italiane.

Faleminderit!”- shkruan ambasada në faqen e saj teksa poston fotot.

loading...
Back to top button
Close