Jannah Theme License is not validated, Go to the theme options page to validate the license, You need a single license for each domain name.

Strakosha: Ardhja e mjekëve tregon dashurinë e shqiptarëve për italianët, u jemi mirënjohës

Thomas Strakosha shprehet se shqiptarët do të jenë gjithmonë mirënjohës ndaj italianëve, për atë që kanë bërë ndër vite.

Ndihmat e dërguara nga shteti i Shqipërisë, sipas tij janë shenjë e dashurisë së shqiptarëve për italianët, por edhe mirënjohje.

“Po kalonim një moment mjaft të mirë dhe jemi krenarë për pozicionin tonë në renditje. Ndalesa 2 mujore mund të ndikojë, tek të gjitha skuadra.. Çfarë do të bëj menjëherë sapo të kthehem në Formello? Unë do të përqafoj të gjithë ata që janë pjesë e Lazios. Disa muaj më parë dukej e parëndësishme, por kjo periudhë na bëri të kuptojmë se sa i rëndësishme mund të jetë një përqafim”, tha Strakosha duke shtuar “Gjesti i personelit mjekësor tregoi dashurinë e shqiptarëve ndaj Italisë. Italianët na mirëpriten në kohë të vështira. Unë isha gjithashtu një djalë i ri dhe Italia më bëri të rritem edhe si lojtar edhe si njeri. Ne u jemi mirënjohës për gjithçka që kanë bërë për ne dhe është e rëndësishme që të bëjmë pjesën tonë për të ndihmuar këtë vend. Gjëja e vetme që kemi në mendje sot është se si ta mposhtim virusin. Në mënyrën tonë, edhe ne futbollistët duhet të ndihmojmë njerëzit që kanë nevojë. Është keq kur sheh njerëzit teksa vuajnë”, u shpreh Strakosha.

Back to top button