Rama: Sa bukur do të ishte sikur të kishim tjera ditë pa smog e makina!

Kryeministrit Edi Rama duke si i ka bërë përshtypje mëngjesi i sotëm, ku lejen për të lëvizur e kanë pasur nënat me fëmijët nën 10 vjeç.

Madje, ai la të kuptohej se edhe në të ardhmen fundjavat mund të jenë pa makina fare, për një Tiranë me ajër të pastër.

“Sa bukur do të ishte sikur gjithnjë më pas, të kishim fundjava pa makina fare dhe të mbanim mend, se për hir të gjyshërve e të fëmijëve së paku, jetohet edhe pa semaforë, pa bori e pa smog, të shtunave e të dielave në këtë vend me klimë të mrekullueshme, të paktën nga shtatori në prill kur s’ka nisur ende koha e plazhit”, shkroi Rama në Facebook.

Back to top button