OBSH: Jemi ende larg imunitetit të tufës

Organizata Botërore e Shëndetësisë deklaroi se ende nuk kemi një imunitet të tufës.

Sipas OBSH, deri më tani nuk janë gjetur gjurmë në gjakun e njeriut, që të provojnë se të shëruarit nga pandemia të kenë fituar imunitet.

Drejtori ekzekutiv i OBSH-së për emergjencat shëndetësore, Dr. Mike Ryan tha:

“Pritej që imuniteti i tufës të ndodhte dhe shumica e personave të zhvillonin antitrupa. Por deri më tani provat po e kundërshtojnë këtë teori. Nuk po e zgjidhim problemin ashtu siç pritej.”

Shumë të shëruar nga koronavirusi, po infektohen sërish, gjë e hedh poshtë teorinë se po krijohet imuniteti i tufës.

Back to top button