Muzikë ‘lëvizëse’ për të argëtuar vlonjatët! Ideja e veçantë e Bashkisë për të thyer monotoninë në karantinë (VIDEO)

Bashkia e qytetit bregdetar të Vlorës në këtë kohë karantine, sjell muzikë në të gjitha familjet vlonjate.

Bashkia ka sjellë muzikë në rrugët e qytetit të Vlorës për qytetarët në kohë karantine, pas dy ditësh të mbyllur në shtëpi. Kjo nismë është organizuar nga bashkia Vlorë për të argëtuar sadopak qytetarët vlonjatë në këto ditë të vështira.

Një trailer në ecje me DJ ka përshkuar rrugët e qytetit me muzikë të ndryshme, duke sjellë një atmosferë pozitive dhe ndryshe në qytetin bregdetar të Vlorës.

Back to top button