Jannah Theme License is not validated, Go to the theme options page to validate the license, You need a single license for each domain name.

Autizmi: Unë jam si ti!

Nga Berjana Molla – Logopede (MSC)

“Përshëndetje. Unë jam Autizmi! Unë jam një fëmijë i diagnostikuar me autizëm. Shumë prej jush shkruan për mua sot, por a e dini çfarë jam unë?!

Autizmi është çrregullim neurobiologjik i zhvillimit, është i lindur dhe shfaqet në fëmijërinë e hershme. Teorikisht kështu mendojnë për mua, por unë nuk jam aspak i nofkëzuar fizikisht, përkundrazi. Unë vodha tiparet më të bukura të mamit dhe të babit dhe linda një bebe e bukur, e adhurueshme!

Autizmi: Unë jam si ti!

Unë nuk kam një zemër të ftohtë, përkundrazi, nëse ju më mësoni si të dua, si të përqafoj dhe të puth, do arrij të jem fëmija më i dashur dhe më sociali në botë.

Jam pak çapkën, sfidues dhe kundërshtues. Unë terapisten e dua shumë, por herë pas here nuk e kam xhan sepse më lodh me ato kërkesat dhe komandat e shumta, sidomos kur vonon të më japë lodrën apo çokollatën tim të preferuar, përforcuesin si e quajnë këta terapistët. Ama e dua shumë sepse më kënaq me lojëra të bukura, kërcime dhe hedhje pafund.

Babi dhe mami mërziten me mua kur unë i sfidoj, por harrojnë se unë në fund të fundit jam një fëmijë dhe pavarësisht autizmit, të gjithë fëmijët kanë teka, qajnë, sfidojnë, por kanë edhe turp.

Autizmi: Unë jam si ti!

Mos u mërzit o babi me mua kur unë nuk i jap dorën shokut tënd, kur nuk i them “përshëndetje” apo “paçim”, thjeshtë jam fëmijë, edhe unë lodhem! Mami, mos u mërzit me mua nëse nuk mësoj dot mirë në të gjitha lëndët, më beso, unë e adhuroj matematikën.

Unë dua thjeshtë të më doni kështu siç jam sepse jam thjeshtë një fëmijë normal më të mirat dhe mangësitë e mia. Me durim dhe vullnet ju mund të më mësoni shumë gjëra. Mund të më mësoni se si të jem një fëmijë i dashur, i strukturuar, i pavarur dhe me unitet. Ju lutem, më falni dashuri!”

Sot, Në ditën Botërore të Autizmit, Letrën e shkrova unë, terapistia ABA dhe Logopedia që jam marrë me këta engjëj të vegjël, duke u bazuar tek ajo që kam parë dhe përjetuar çdo ditë teksa zhvilloja terapi me ta. Ndaj e shkrova duke uruar e shpresuar se një ditë këto dashuri, të mund shkruajnë vetë për veten e tyre, pasi duke parë potencialin e tyre, unë besoj fort se ata do të munden.

Back to top button