Grenell: Shumë shpejtë do të hiqet reciprociteti dhe do të rifillojë dialogu

I dërguari i posaçëm i presidentit Trump për dialogun Kosovë-Serbi, Richard Grenell, ka bërë të ditur se shumë shpejtë do të rifillojë dialogu. Grenell ka mirëpritur paralajmërimin e presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi, për hapat e mëtejmë për qeverinë e re.

Përmes një postimi në rrjetin social Twitter Grenell, ka bërë të ditur se pas heqjes së masës së reciprocitetit, e që shpreson të ndodhë javën që vjen, menjëherë do të rifillojë dialogu në mes të Kosovës dhe Serbisë.

Advertisement

 “Posa të hiqen tarifat / reciprociteti (mbase këtë javë?), atëherë Dialogu fillon me seriozitet. Unë kam folur me liderët në Serbi dhe Kosovë për të sqaruar se ata duhet të fillojnë të ndërtojnë besim  në përgatitje – dhe ata janë angazhuar ta bëjnë këtë. Të tjera do vijnë së shpejti”.

Nderkaq Këshilltari i Kryeministrit Kurti, Shkelzen Gashi, ne nje reagim pas ketyre mesazheve ka paralajmëruar rezistencë ndaj njoftimit të Grenellit per  fillim të bisedimeve se shpejti dhe marrëveshje Kosovë-Serbi.

“Këta po duan të pranojnë shkëmbim territorial; komuna të reja me shumicë sërbe e asociacion të tyre; si dhe eksterritorialitet për kishat e manastiret ortodokse në Kosovë. Nuk do të ketë njohje të Kosovës nga Sërbia e as anëtarësim në OKB. Këta do të marrin amnesti për pasurim të paligjshëm për dy dekada në kurriz të qytetarëve të Kosovës dhe amnesti nga Gjykata Speciale. Ne do të rezistojmë!”

Me heret keshilltari i Kurtit kishte postuar nje tjeter mesazh me permbajtje te papershtatshme ne lidhje me zyrtarin amerikan, te cilin e fshiu me pas nga llogaria e tij në Twtter./abcnews.al

Back to top button