Disa ditë më parë i shtriu dorën, Rama tallet me Bashën me një video

“Thirrja ime për kryetarin e opozitës është le të bashkojmë forcat, eksperët, le ti flasim popullit me një zë, që nga Shkodra ku COVID-in e quajnë komunist, deri në Vlorë. Le të dalim faqebardhë. Uroj që ky apel i sinqertë dhe me gjithë zemer të mos bijë në vesh të shurdhët.’’

Kjo është deklarata e bërë nga kryeministri Edi Rama, më 13 prill, teksa i kërkon bashkëpunim Lulzim Bashës në luftën kundër koronavirusit.

Por ndryshe nga kjo deklaratë, normale dhe të arsyeshme për kohën e vështirë që po kalon vendi, sot kreu i qeverisë ka publikuar një video ku tallet pikërisht lideri i PD, të cilit i shtriu dorën e bashkëpunimit.

Në videon e montuar dhe që është shpërndarë si meme në rrjet, dëgjohet Basha teksa thotë: “Unë dhe Partia Demokratike morëm fund.”

View this post on Instagram

💐😷

A post shared by Edi Rama (@ediramaal) on

Kreu i qeverisë njihet për publikimin e memeve, madje edhe të atyre që janë kundër tij, por ky nuk është momenti i duhur.

Video e shpërndarë nga Rama ka sjellë edhe reagimin e ashpër të PD, përmes Gazmend Bardhit.

“Në vend që të shqetësohet për mijëra shqiptarë që sot janë pa punë, pa bukë, mijëra prindër që janë në ankthin e përditshëm të infektimit apo të humbjes së vendit të punës, Edi Rama merret me videomontazhe të turpshme për të sulmuar opozitën.

Nuk ka gati asnjë qindarkë t’u japë nesër shqiptarëve, siç ua premtoi. Nuk do tja dijë se as gjysma e atyre që duhet të merrnin paratë e paketës së parë nuk i kanë marrë akoma.

Cfarë turpi që në këto ditë krize të thellë për çdo shqiptar ai ka vetëm një obsesion, të sulmojë opozitën“, deklaroi sekretari i përgjithshëm i PD.

Back to top button