Cili ishte konti që këmbënguli për pavarësinë e shqiptarëve?

"SHQIPËRIZA E PAVARUR"

  Një mirënjohje e paplotësuar…

Nga fundi i viti 1912, trojet shqiptare qenë shesh lufte dhe njëkohësisht të pushtuara nga forcat Lindore (sllave, greke e turke). Ministria e Jashtme e Austro-Hungarisë dhe veçanërisht Konti Leopold von Berchtold, si ministër i Jashtëm, këshillonte disa politikanë shqiptarë që të kryenin dhe mos të vonoheshin në shpalljen e kërkesës për një shtet shqiptar më vete. Nënshkrimi i një deklarate pavarësie për një shtet shqiptar nga përfaqësues shqiptarë, u bë i mundur vetëm në qytetin e Vlonës, më 28 Nëndor 1912./Konica.al

Bisedimet perandorake në Londër midis Lidhjes Entente (Britani, France, Rusi) dhe Boshtit Europian (Austro-Hungari, Gjermani, Itali) për të krijuar apo jo një shtet shqiptar, u mbajtën më dhjetor 1912 – korrik 1913. Shtetet perandorake u përfaqësuan aty, nga ambasadorë.

Nëse Lidhja Entente do kishte pasur dorë të lirë, nuk do ishte krijuar ndonjë lloj apo copë shteti shqiptar.  Pranimi i krijimit të një Principate Shqiptare firmoset në Londër, më 29 korrik 1913./Konica.al

Konti Leopold von Berchtold Ministër i Jashtëm i Austro-Hungarisë në vitet 1912-1915, ka një meritë themelore dhe të pazëvendësueshme. Sepse, pa këmbënguljen e tij gjatë bisedimeve perandorake në Londër, për një shtet shqiptar europian perëndimor, nuk do ishte krijuar shtet shqiptar, domethënë as kjo Shqipëri që është e krasitur deri tek rrënjët.

Konferenca e Paqes në Paris u mbajt më 18 janar 1919 – 21 Janar 1920. Nëse Presidenti Woodrow Wilson do kishte pranuar çfarë kishte gatuar Lidhja Entente në Traktatin e Fshehtë të Londrës më 26 prill 1915 me Italinë, duke përdorur Esat Pashë Toptanin, Shqipëriza që do të lindte, do të ishte mish për sorrat përqark për t’u gllabëruar brenda vitit.

Konti Leopold von Berchtold meriton një shtatore të madhe në një shesh ose kryqzim rrugësh në Tiranë, sa e Presidentit amerikan Woodrow Wilson./Konica.al

 

Nga: Saimir Lolja

loading...
Back to top button
Close